28 Mars 2024

KEDS riparoi 21 trafostacione në Rugovë

Prishtinë, 7 korrik - Riparimi i trafove në Rugovë sjellë energji elektrike më të sigurt dhe më kualitative. Paralelisht më të, KEDS ka bërë edhe pastrimin e mbi 20 kilometrave trase, si dhe do të fillojë edhe me ndërrimin e shtyllave ku është e nevojshme.

Selim Dreshaj, dukej më i lumtur këtë fillim-korriku. Teksa sillej përreth restorantit të tij, shikonte plot gëzim ekipet e KEDS-it, teksa po riparonin trafostacionin që furnizon me energji elektrike edhe biznesin e tij.

E gjithë puna zhvillohej në rreth 1,500 metra lartësi mbidetare, përskaj Majës së Gurit të Kuq, e dyta më e larta në vend.

 “KEDS po bën një punë të shkëlqyer. Tash edhe biznesi do të ecë më mirë”, thotë Dreshaj, teksa kujdesej edhe për mysafirët që drekonin një kat më lart, kryesisht turistë të jashtëm.

Ai është vetëm një nga 21 trafostacionet e Largpërçuesit të Rugovës, që KEDS i ka riparuar, duke ua ndërruar pjesët e vjetra me të reja, të trashëguara nga koha kur distribucioni ishte aset publik.

 “Riparimi i trafove është bërë në mënyrë që konsumatorët të kenë energji elektrike në mënyrë sa më të sigurt”, thotë Namik Bajraktari, koordinator i mirëmbajtjes në Distriktin e Pejës.

Por, kjo nuk është puna e vetme për asetet e shpërndarjes të energjisë elektrike në Rugovë. “Kemi pastruar gjatë muajve të fundit edhe mbi 20 kilometra trase. Tash linjat janë më të sigurta dhe presim shumë më pak prishje”, shton Bajraktari. Më herët linjat kishin probleme të mëdha gjatë kushteve të rënda atmosferike. Por, KEDS nuk do të ndalet me kaq.

Gjatë javëve në vijim do të vazhdohet në Largpërçuesin e Rugovës edhe në ndërrimin e shtyllave elektrike, aty ku është e nevojshme. Kjo po bëhet që furnizimi me energji elektrike të jetë sa më stabil, në një nga zonat turistike më të rëndësishme të vendit.

Të gjitha intervenimet në asetet energjetike të Rugovës janë bërë në kuadër të mirëmbajtjes që bën KEDS anekënd vendit. Nga kjo përkujdesje kanë përfituar jashtëzakonisht shumë konsumatorët, pasi kanë energji elektrike më kualitative dhe prishje më të pakta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)