25 Prill 2024

Tahiri: Asociacioni, s’mund të marrë vendime

Prishtinë, 7 korrik -  Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe assesi s’mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të mund të marrë vendime.

Sipas saj, Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë ligj të veçantë dhe se gjithçka do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Tahiri ka thënë se pasi të arrihet marrëveshja për parimet rreth asociacionit do të nis faza e krijimit të statusit për të.

Në debatin e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ministrja e Dialogut ka shpjeguar se qëndrimet e Kosovës me Serbinë dallojnë shumë. (Klan Kosova)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)