28 Mars 2024

Granit Xhaka dhuron 15.000 euro per K.F. Vëllaznimi

Gjakovë, 6 korrik - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pritur futbollistin e mirënjohur Kosovar në arenën ndërkombëtare, Granit Xhaka. Fillimisht, futbollisti Granit Xhaka ka vizituar kryetaren Mimoza Kusari Lila në zyret e Kuvendit Komunal, ku pastaj bashkarisht kanë vizituar “Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës ku janë ndaluar edhe në Xhaminë e Hadumit, e cila identifikohet me krijimin e qytetit të Gjakovës.

Në stadiumin e qytetit të Gjakovës, futbollisti Granit Xhaka, solemnisht ka bërë ndarjen e donacionit në vlerë prej 15 mijë euro për ekipin e futbollit Vëllaznimi.

Në këtë stadium ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët me duartrokitje dhe thirrje e kanë falënderuar Granit Xhakën për këtë donacion.

Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, ka falënderuar për këtë donacion për klubin e traditës, duke u shprehur se: “edhe më e veçantë në këtë rast është fakti se klubi po ndihmohet tani që ka nevojë, andaj sinqerisht u jemi mirënjohës. Ju, me këtë donacion u keni ngritur moralin futbollistëve dhe tifozëve të zjarrtë që ka klubi dhe shpresojmë se këto fanela do ta gjejnë të rikthyer Vëllaznimin në superligë”.

Pas këtij falënderimi, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka ndarë dy mirënjohje për familjen Xhaka, njërën për Granitin si dhe tjetren për babain e tij Ragip Xhaka, të cilët ishin prezent bashkë me të afërm në këtë vizitë.

“Vëllaznimi, siç ka qenë edhe do të rikthehet në super ligë, ne e duam me zemër Vëllaznimin dhe do ta përkrahim gjithmonë” është shprehur Ragipi, babai i futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka. Ndërsa, vet Graniti ishte modest në përshëndetjen e tij, dhe me pak fjalë është shprehur: “Ju duam shumë dhe shumë faleminderit për mikëpritjen”.

Faton Batusha, kryetar i posazgjedhur i klubit, në fjalën e tij mirënjohëse për këtë donacion, ka thënë se: “Vëllezërit Xhaka nuk po dëshmohen vetëm në fushën e futbollit, por edhe në atë kombëtare dhe të bëmirësisë”. Në këtë solemnitet ishte i pranishëm edhe prof. Agim Agushi, i cili demonstroi shkathtësitë e tija në mbajtjen e topit me kokë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)