18 Prill 2024

Jacobson dekorohet me Urdhrin “Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 6 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, zonjën Tracey Ann Jacobson, të cilën e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Jacobson për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi. Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të SHBA-së në Kosovë.

Ambasadorja Jacobson e falënderoi Presidenten Jahjaga për nderimin me Medalje Presidenciale dhe e vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës. Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e Presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)