16 Prill 2024

Vdekje e dyshimtë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Prishtinë, 6 korrik - Policia e Kosovës ka berë të ditur se sot rreth orës 08:00 policia ka marrë informatën se në lagjen Ulpiana në Prishtinë , saktësisht në rrugën “Imzot Nik Prela” ndodhet një trup i shtirë.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull E. A. 55 vjeç, i cili ishte pa shenja jete.

 Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit jugu  në me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh hetimore dhe po bëjnë  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, dhe deri në pranimin e raportit nga Instituti i mjekësisë ligjore për rrethanat – shkakun e vdekjes,  rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)