28 Mars 2024

Pushimi veror i institucioneve parashkollore nga 27 korrik - 7 gusht

Prishtinë, 6 korrik - Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim që institucionet parafillore ta shfrytëzojnë pushimin nga data 27 korrik - 7 gusht 2015, respektivisht vetëm në këtë periudhë kohore çerdhet do të jenë të mbyllura.

Gjatë periudhës së pushimeve do të përgatiten institucionet edukative – arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa do të bëhet dezinfektimi dhe dezinsektimi i objekteve shkollore.

Po ashtu, do të bëhen edhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën shkollore.

Koordinimi i orarit të edukatoreve është kompetencë e brendshme e çdo institucioni parashkollor të Komunës së Prishtinës, në përputhje me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)