27 Prill 2024

Bushati: Vizita e Merkelit historike

Tiranë, 5 korrik -  Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se vizita e kancelares gjermane në Tiranë dhe në rajon është me rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe por dhe vetë Ballkanin.

Të mërkurën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të nis një turne në rajonin e Ballkanit. Ndalesa e parë do të jetë në Shqipëri, për të vijuar më pas me Serbinë dhe Bosnjen.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati e vlerëson këtë vizitë si të një rëndësie historike jo vetëm për vendin e tij por dhe rajonin e të ardhmen e tij.

 “Së pari është vizita e parë dypalëshe, apo vizita e parë një kancelari gjerman në Shqipëri, sepse ajo e kancelarit Schröder ka qenë në kuadër të krizës në Kosovë. Është takimi i tretë që do të zhvillohet ndërmjet kancelares gjermane dhe kryeministrit Rama.

Në këtë kontekst vizita e kancelares gjermane në Tiranë merr një rëndësi historike, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalësh por dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian. Është një vizitë e cila do të ketë në qendër të vëmendjes jo thjesht marrëdhëniet dypalëshe në planin politik, ekonomik apo çështjet e sigurisë, por edhe zhvillimet në rajon duke qenë se kancelarja do të vizitojë dhe Serbinë dhe Bosnjën pa Shqipërisë”, ka thënë Bushati.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)