19 Prill 2024

Serbia i kërkon Rusisë të veton kundër rezolutës së Srebrenicës

Beograd, 5 korrik - Qeveria e Serbisë i ka kërkuar Rusisë të vendosë veton kundër rezolutës së propozuar nga Anglia për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të gjenocidit në Srebrenicë në kohën e luftës në BH.

Sipas një njoftimi të Associated Press, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolic në një letër drejtuar homologut të tij rus Vladimir Putin prej tij ka kërkuar që të vendosë veton kundër propozimit të Anglisë lidhur me zbulimin dhe identifikimin e autorëve të masakrës së Srebrenicës.

20 vjetori i masakrës ka nxitur përplasje mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili pritet të miratojë një rezolutë në fillim të javës së ardhshme për të përkujtuar gjenocidin.

Britania ka hartuar një projekt-rezolutë që dënon fuqishëm gjenocidin në Srebrenicë dhe ata që e mohojnë atë.

Drafti vë në dukje se Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kanë përcaktuar se masakra ishte gjenocid. Por Rusia e ka kundërshtuar këtë rezolutë dhe ka prezantuar një të re ku nuk përmend Srebrenicën me emër apo fjalën gjenocid.

Propozimi rus “dënon në mënyrën më të ashpër krimet më të rënda që shqetësojnë komunitetin ndërkombëtar në tërësi të kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi kundër personave me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)