29 Mars 2024

ISIS ekzekuton dhjetëra ushtarë dhe civilë të zënë rob

Damask, 5 korrik - Grupi terrorist ISIS ka publikuar pamje nga ekzekutimi i dhjetëra ushtarëve dhe civilëve të tjerë sirianë në qytetin antik Tadmur.

Në këto pamje të publikuara të shtunën, tregohet ekzekutimi i dhjetëra ushtarëve të zënë rob dhe civilëve të tjerë që është kryer nga terroristët e ISIS pas pushtimit të qytetit Tadmur.

 Vlen të theksohet se qyteti antik Tadmur është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Nga ana tjetër burimet siriane kanë njoftuar se forcat e ushtrisë siriane në bashkëpunim me forcat e Hezbullahut të Libanit kanë filluar operacione të gjera për rimarrjen nën kontroll të qytetit Zobdani në periferi të Damaskut.

Burimet informative njoftuan se gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhjetëra terrorist të ISIS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)