18 Prill 2024

Ministria e Shëndetësisë fuqizon Kujdesin Parësor Shëndetësor

Prishtinë, 3 korrik - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë sot në Prishtinë u mbajt një takim informues lidhur me Zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor, në të cilin kryesuesit e asambleve komunale të komunave të Kosovës, të Kolegjiumit të drejtorive shëndetësore dhe drejtorët e Drejtorive komunale për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, drejtorive të QKMF-ve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës janë njohur me zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe aprovimin e Statutit të QKMF-ve nga ana e Ministrit të Shëndetësisë,  Dr. Imet Rrahmani.

Gjithashtu, në këtë takim, pjesëmarrësit janë njohur edhe me Udhëzimin administrativ 02/2015  “Organizimi, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH)” si dhe janë diskutuar edhe tema të tjera siç janë projektet në zhvillim të: Bankës Botërore, Agjencionit Zviceran për Zhvillim, Qeverisë së Luksemburgut si dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani tha se takimi për KPSh ka për qëllim që të krijojë një lidhje të mirë midis niveleve të Kujdesit Shëndetësor dhe para së gjithash, familjarizimin e këtij niveli me reformat shëndetësore, proceset që janë duke u zhvilluar dhe për të ritheksuar rëndësinë që ka ky nivel, qëllimi i të cilit është që të trajtojë rreth 80 për qind ta pacientëve që kërkojnë kujdes shëndetësor.

“Kjo mund të arrihet me implementimin e mirëfilltë të konceptit të Mjekësisë Familjare”, tha Ministri Rrahmani, duke theksuar se akreditimi i Programit të Mjekësisë Familjare nga ana e Kolegjit Mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar, duhet të jetë një referencë për t’i arritur qëllimet.

Zonja Valentina Bunjaku , kryesuese e Asociacionit të Asambleve komunale të Kosovës, ka përshëndetur punën e Ministrit Rrahmani në këtë pjesë të mandatit të tij, veçanërisht kujdesin që i ka kushtuar nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.  “Intervenimet e bërë në fushën e Kujdesit Parësor Shëndetësor janë produktive dhe ato do të mundësojnë zhvillime racionale për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, tha ajo.

Dr. Arben Vitia, kryesues i Kolegjit të Drejtorive Komunale për Shëndetësi të komunave të Kosovës, tha se takimet e këtilla informative janë për t’u përshëndetur sikur edhe angazhimet e Ministrisë për t’i dhënë vëmendje Kujdesit Parësor Shëndetësor, me që, pajtohemi se KPSH duhet t’i kalojë nivelet lokale”, tha ai.  Dr. Vitia tha se unifikimi i statuteve të QKMF-ve në nivel vendi shihet si një hap pozitiv për zhvillimet e ardhshme në KPSH, ndërkohë që e theksoi rëndësinë e zbatimit të konceptit të Mjekësisë Familjare.

Dr. Zejdush Tahiri, këshilltar i Ministrit Rrahmani ka prezantuar një përmbledhje të zhvillimeve aktuale në KPSH, përfshirë të arriturat, resurset e zhvilluara, por edhe sfidat e vështirësitë, ndërkohë që dr. Genc Ymerhalili, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, ka folur dhe prezantuar rezultatet nga vizitat familjare në Kujdesin Parësor Shëndetësor, një projekt ky i mbështetur edhe nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, zëvendësshefi i të cilit mision, z. James Mugaju i vlerësoi si shumë të rëndësishme.

Një pikë e veçantë e këtij takimi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komunave me shumicë serbe, ishte edhe Ligji për Kontrollin e Duhanit, në të cilin pikë, Koordinatori Nacional dr. Faik Hoti, ka prezantuar një raport rreth ecurisë së zbatimit të këtij ligji që prej hyrjes në fuqi, masave të ndërmarra, dobësive të shfaqura në zbatim, por dhe  hapat që parashihen të ndërmerren me qëllim të ngritjes së nivelit të zbatimit të tij.

Pjesëmarrësit në këtë takim kanë diskutuar aspekte të ndryshme lidhur me statutet e QKMF-ve duke dhënë edhe komentet e tyre në dokumentet e prezantuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)