19 Prill 2024

Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me Finlandën

Prishtinë, 3 korrik - Presidentja  e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefen e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, zonjën Anne Meskanen, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Meskanen për kontributin e saj të çmuar gjatë misionit në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Finlandës që e ka mbështetur në çdo hap konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes dypalësh.

Shefja e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, zonja Anne Meskanen, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e  Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Finlandës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)