19 Prill 2024

Shteti i Kosovës në mes demokracisë dhe anarkisë

Shkruar nga Blerim Burjani

Vizita e kryeministrit te Kosovës në Gjermani ishte ngjarja me e rëndësishme e këtij viti te shtetit te Kosovës, përkundër shume zhvillimeve te mëdha dhe dinamike në Kosovë.

Mustafa realizoj një takim te frytshëm për shtetin, megjithatë kërkohet edhe shume pune për te bere.

Ky takim nuk ishte kuartazi por ishte takim për te bere ndryshime ne shtetin e Kosovës disa çështje qe dominuan ishin:liberalizimi i vizave,parku i ashtuquajtur park i paqes,  çështja e emigrantëve te Kosovës, gjykata speciale, MSA. 

Kosova duhet te tregoj rezultate konkrete ne luftimin e korrupsionit pra duhet te ketë ndjekje penale për te gjithë ata persona qe janë pasuruar ne emër te shtetit ose kane keqpërdor shtetin për veprime pasurimi pa baze, ose kane keqpërdor detyrën zyrtare duke dërguar ne shërbim diplomatik njerëz familjar, përkthyes si dhe partiak.

Pra Kosova duhet te tregoj qarte vendosmëri për reformë ekonomike, rritje te punësimit, reduktimin e njerëzve ne përbërje te bordeve dhe reduktim pagash për njerëz te këtyre bordeve si dhe uljen drastike e privilegjeve për deputet e ministrat, duhet te ndërroj qasja e qeverisjes komplet për te ndërtuar një shtet te mirëfillte te arsyeshëm dhe ndërtimin e sektorit privat, duke mos harruar se numri i ndërmarrjeve publike duhet te reduktohet ne tërësi deri ne privatizim te plote, duhet te kryhet reforma ne administratën publike,reformë  ne drejtësi. Kosova ka shume detyra  sikurse edhe kryeministri dhe ky koalicion qeverisës.

Pra duhet te kryej një varg detyrash si dhe ne sferën regjionale te arrije normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbin. Kosova kërkohet te jetë energjike për të sjellë një ndryshim kualitativ në qeverisje të shtetit.

Pa një ndryshim të madh nuk mund shteti të këndellet. Ndalja e familjarizimit, nepotizmit dhe  bërja e Kosovës shtet i qytetarëve jo shtet i partive politike të pa përgjegjshme, apo përgjegjësi vetëm partiake, e tëra që ndodh deri me tash në Kosovë është demokraci e individit dhe partisë por jo demokraci për qytetarët të cilët shfrytëzohen vetëm për votime, dhe pas votimit harrohen të gjitha premtimet  e bëra edhe pse këto premtime janë vetëm konsum parazgjedhor por s’ka asgjë nga premtimet, mashtrime e gënjeshtra ,kjo quhet gënjeshtër e demokracisë  pas asnjë përfitimi të qytetarit.

Kosova mbetet në gjysmë rruge  në trajtimin e problemit te sektorit privat apo asgjë nuk gjendet ne horizont për të ndërtua një sektor privat gjenerues të fuqishëm të vendeve të punës. Qeverisja e shtetit nuk bëhet për interesa personale ,një shtet i joni i varfër me papunësi  në rritje 35%,  nuk ka rezultate për zbutje të vogël të  papunësisë, kemi një numër të madh të të rinjve të pa punë e që mendja i shkon për të ikur nga vendi, por jo se ka ndonjë shpresë të vogël për të gjet punësim.

Kosova ka nevojë për një shpresë që duhet ofrohet qytetarëve se ata do te kenë ditë të mira, kemi një politizim marramendës të gjithë jetesës në Kosovë ne duhet te ikim nga rritja e politikës dhe  shpenzimeve të mëdha që hanë njerëz të shumtë përmes politike dhe  hynë në biznese të shumta madje të paligjshme.

Pasurimi pa bazë është një nga fenomenet që duhet  ndal, duhet bërë përpjekje që të reduktohet dhe të bëhet reformimi i administratës publike me shpenzime të mëdha që e ngulfatën shtetin dhe ndalin zhvillimin ekonomik te shtetit dhe ndërton një shtet parazitë që parat e mbledhura nga doganat i hanë të tëra administrate glomaze e shtetit.

Duhet ndal procesin për shkake dytësore të gradohen njerëzit ne pozita sot ka njerëz të shumta për merita familjare e dajve mbajnë poste të larta administrative, ka pas përpjekje edhe me zor edhe pa ditë ia dhënë poste njerëzve të cilët nuk kanë pas njohuri as shkollim adekuat apo janë shkolluar paralelisht duke mbajt poste në mënyrë ilegale dhe pa përvojë në poste të larta administrative.

Të gjithë po e shohim se si është katandisur vendi por duhet bërë përpjekje për të ngrit në këmbë  jo rrallë e kam thanë se shteti ynë ka nevojë për rikonstruim të plotë, apo na vyen rishikim i plotë ,ose pse te mos të bëjmë një reformë te thellë shtetërore në dobi të qytetarëve, ne zvogëlim të shpenzimeve buxhetore pa nevojë për të përkrahë plotësisht sektorin privat.

Pse te mos rishikojmë dhe korrigjojmë qeverisjen dhe skenën politike, për këtë  kërkohet vullnet i qytetarëve për të ndal degradimin demokratik dhe ndërtimin e një shteti të konsoliduar, nuk kemi nevojë të humbin kohë më, edhe ashtu kemi humbur kohë duke pritë të tjerët nuk rregulluar jetën personale e familjare dhe militantet partiak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)