28 Mars 2024

Kosova nuk do të cenojë kredibilitetin e vendit dhe miqve ndërkombëtarë

Prishtinë, 2 korrik - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim pune drejtorin e Departamentit amerikan të Shtetit të Zyrës për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, të shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në themelimin e Gjykatës Speciale, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës ndërkombëtarësisht.

Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e veçantë dhe se populli i Kosovës është i vetëdijshëm se nuk do të gëzonte lirinë dhe pavarësinë sikur të mos kishte pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi tha se Kosova është bërë shembull për rajonin për bashkëpunim ndërfqinjësor dhe se kjo është arritur falë procesit të vështirë por të suksesshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për Gjykatën Speciale, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova nuk do t’u shmanget përgjegjësive dhe obligimeve ndërkombëtare që i ka.

“Themelimi i Gjykatës Speciale është në interes të Kosovës. Institucionet e Kosovës do të përkujdesen që kredibiliteti i vendit si dhe i miqve të saj të mos cenohen”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)