28 Mars 2024

Pastrohen bodrumet e disa banesave kolektive dhe nënkalimet

Prishtinë, 2 korrik - Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në kuadër të kontratës për mirëmbajtjes verore ka filluar me pastrimin e rrugëve dhe dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria” (afër ngrohtores “Termokos”), largimin e ujërave të zeza, si dhe pastrimin e bodrumeve të ndërtesave kolektive. Po ashtu, janë vendosur shportat e mbeturinave në nënkalime.

Pastrimi i bodrumeve në ndërtesave kolektive ka filluar në lagjen “Kalabria”, “Qendër” – kompleksi tek Qafa, në lagjet “Ulpianë”, “Dardania”, “Kodra e Diellit” (banesat e bardha), në rrugën “Rexhep Luci” si dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në kuadër të mirëmbajtjes verore, fillimisht është paraparë largimi i ujërave të zeza, ndërsa më pas pastrimi i mbeturinave, si dhe dezinfektimi i këtyre hapësirave.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ndonëse, në vazhdimësi pranojmë ankesa për problemet që banorët e Prishtinës kanë me ujërat e zeza, trajtimi i të cilave është në kompetencë të ujësjellësit rajonal “KUR Prishtina”, megjithatë brenda mundësive buxhetore Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes së Shpëtimit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i trajtojë edhe disa pjesë më problematike me ujëra të zeza. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)