28 Mars 2024

Asociacioni me Kuvend e Këshill Ekzekutiv

Prishtinë, 2 korrik - Prishtina zyrtare ka insistuar edhe të mërkurën se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por ky mekanizëm ombrellë do të ketë forume përgjegjëse për vendimmarrje në një spektër të gjerë çështjesh.

Asociacioni do të krijojë e menaxhojë fonde, do të mund të hapë zyra përfaqësimi e edhe të formojë institucione publike.

Burime të gazetës ‘Koha Ditore’ kanë thënë se në draftin aktual të marrëveshjes është e precizuar se Asociacioni në strukturë do ta ketë edhe Këshillin Ekzekutiv që do ta përbëjnë kryetarët e komunave anëtare. Kjo, krahas organeve të tjera që do ta përbëjnë, sikur që janë Kuvendi dhe Bordi.

Këshilli do të jetë përgjegjës për të analizuar dhe mbikëqyrur vendime që janë të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetet e autoriteteve lokale.

Struktura dhe kompetencat e Asociacionit janë negociuar javën e shkuar dhe këtë javë në Bruksel, në bisedimet maratonike që kanë zhvilluar delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, të udhëhequra nga kryeministrat.

Pa marrëveshje janë përmbyllur takimet e lehtësuara nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Palët kanë folur për dallime që ekzistojnë mes tyre.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)