20 Prill 2024

Presidentja Jahjaga priti xhudisten Gjakova

Prishtinë, 1 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim sportisten Nora Gjakova, fituese e medaljes së parë për shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Evropiane të zhvilluara në Baku të Azerbajxhanit.

Presidentja Jahjaga, duke e përgëzuar për medaljen e fituar në Lojërat Olimpike Evropiane ka thënë se kjo fitore shënon historinë e sportit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si medalja e parë për shtetin e ri.

Ajo ka thënë se përfaqësimi i sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare shënon njohjen e shtetit të Kosovës dhe përpjekjen e tij për të qenë pjesë e barabartë e popujve në botë.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova po tregon se ka potencial dhe talentë të shumtë në të gjitha fushat dhe ajo po përfaqësohet me dinjitet.

Fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike Evropiane, Nora Gjakova, e shoqëruar edhe nga trajneri i saj, e ka falënderuar presidenten Jahjaga për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ajo ka thënë se medalja e fituar i dedikohet Kosovës. Gjakova ka shtuar se ishte krenare që përfaqësoi vendin e saj në Lojërat e para Evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)