19 Prill 2024

Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni priti kongresistin amerikan, Eliot Engel, që shoqërohej edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, zonja Tracey Ann Jacobson.

Ministri Hyseni dhe kongresisti Engel biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për përpjekjet në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, perspektivën evropiane dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit.

Ministri Hyseni e vlerësoi lart rolin dhe angazhimin e kongresistit Engel për Kosovën dhe perspektivën e saj, sidomos përpjekjen e tij personale të vazhdueshme që SHBA-ja të angazhohet që prej fillimit të përpjekjeve të kosovarëve për liri, për një  shtet demokratik dhe të pavarur.
 
Kongresisti amerikan, Elliot Engel vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se Kosova ka dëshmuar të jetë një histori e suksesit.

Ai tha se është me rëndësi partneriteti i Kosovës me SHBA-në dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)