25 Prill 2024

Diskutohen mundësit e financimit të transmetuesit publik

Prishtinë, 1 korrik - Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) do të organizoj një tryezë diskutimi për shqyrtimin e mundësive për financimin e transmetuesit publik në Kosovë.

Me kërkesë të Komisionit parlamentar, dhe përkrahje të KDI-së, tanimë është përgatitur  një hulumtim për financimin e transmetuesit publik ku paraqiten sfidat dhe mundësitë e financimit të transmetuesit publik në Kosovë si dhe praktikat nga rajoni.

Ky hulumtim do të prezantohet shkurtimisht nga autori i saj Dukagjin Gorani i cili ka hulumtuar këtë çështje.

Ndërsa, në panel do të jenë  Kryetari i Komisionit përgjegjës për media, Zenun Pajaziti, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti.

Qëllimi i këtij diskutimi është të diskutohen propozimet më të përshtatshme për financim të qëndrueshëm të transmetuesit publik, propozime  të cilat do të shërbejnë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, iniciativë tashmë e marrë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)