29 Mars 2024

“Stupcat” do të jenë imazh i Valës

Prishtinë, 30 qershor - Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, të martën në një konferencë me gazetarë, ka theksuar se "Stupcat” do të jenë imazh “VALA”-s për dy vitet e ardhshme.

“Stupcat” do të bëjnë reklamat televizive të Valës, si dhe do të ndihmojnë në çështjet e relacioneve me publikun. Mustafa pret që kjo të ndikojë në fuqizimin e mëtutjeshëm të kësaj kompanie.

Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, të martën në një konferencë me gazetarë, tha se ka kënaqësinë që “në mesin e të kthyerve në gjirin tonë”, në komunitetin e Valës, po vijnë edhe grupi i artistëve më të mirë dhe popullorë në vend.

“Vala për herë të parë, zyrtarisht ka dhe fytyrat e veta, që do të përdoren, nga sot e tutje, për dy vite…Kanë ardhur në vendin ku është dasht me qenë”, u shpreh Mustafa.

Drejtori Mustafa përsëriti se janë 20 mijë persona, të punësuar në PTK dhe familjarë të tyre, që varen drejtpërdrejt nga rifuqizimi dhe zhvillimi i Valës.

Vedat Bajrami, ikona e grupit humoristik, beson se me përvojën e tyre edhe në fushën e marketingut, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë dhe në kthimin e klientëve të Valës.

“Krejt po kthehen, edhe ne nuk patëm kah me shku”, tha Bajrami.

Drejtori Agron Mustafa bëri të ditur se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) pritet ta heqë nga emri i saj akronimin “Posta” dhe do të quhet vetëm Telekomi i Kosovës.

Ai bëri të ditur se për ndryshimin e emrit ka vendosur sot Bordi i drejtorëve të PTK-s. Por, vendimi duhet të miratohet edhe formalisht nga Qeveria e Kosovës. \"Vendimi vjen pasi Posta, e cila ka qenë pjesë e PTK-së, tashmë qe sa kohë është ndërmarrje e re\", ka theksaur ai.

Mustafa ka thënë se Vala nuk do të ndalet me kaq, por do të sa më atraktive për klientët e saj.

:Ne do të vazdhojmë më ofertat e VALA-së dhe presim që të kemi kthim të madh në të hyrat\", ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)