28 Mars 2024

Mustafa merr përkrahje nga Kancelarja Merkel

Berlin, 30 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot me nderime shtetërore nga Kancelarja Federale e Gjermanisë, Angela Merkel, në Zyrën e Kancelares Federale në Berlin.

Pas ceremonisë ushtarake, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kancelarja Merkel kanë zhvilluar një takim ku është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në konferencën e përbashkët për medie, kryeministri Isa Mustafa ka thënë jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë.

"Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale", ka theksaur ai

Kurse kancelarja Angela Merkel, ka thënë se ne kemi një inertes shumë të madh që të bëhet marrëveshje fer, e kjo vlen për të dyja palët.

"Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime atje (në dialog), kanë përparime edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është takuar edhe me ministren e shtetit në Landin Federal të Baden Württemberg, Silke Krebs.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)