29 Mars 2024

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore 41.6 %

Prishtinë, 30 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2014” në Kosovë.


Ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.6 %. Rreth një në pesë femra të moshës së punës (21.4%) janë aktive në tregun e punës, krahasuar me tri të pestat (61.8%) të meshkujve.

Shkalla e punësimit, sipas rezultateve të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore 2014 është 26.9%.  Shkalla e punësimit, në mesin e femrave në moshë pune, është vetëm 12.5%, ndërsa shkalla e punësimit te meshkujt është 41.3%. Shkalla shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes, shumë të ulët të tyre, në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë. Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe të tregtisë, me më shumë se 55%. Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 44%.

Shkalla e papunësisë në vitin 2014 është 35.3%. Shkalla e papunësisë është shumë më e lartë për femrat rreth 42%.

Papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. Në mesin e personave të moshës

15-24 vjeçare, në fuqinë punëtore, të papunësuar është 61.0%. Papunësia është më e lartë te femrat e reja me 71.7%,  sesa te të rinjtë meshkuj me 56.2%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)