27 Prill 2024

Aeroporti i Prishtinës fiton tri çmime për kualitet në shërbime

Prishtinë, 30 qershor - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, duke pas parasysh zhvillimet e vitit të fundit, vendosi që të garojë në mesin e shumë aeroporteve të tjera nga e gjithë bota, në kategori të ndryshme të çmimeve që jepen bazuar në këto zhvillime.

Këtë vit, përveç suksesit që arriti duke u nominuar nëWorld Travel Awards 2015 si Aeroport Lider Europian për vitin 2014, ANP “Adem Jashari” arriti të hyjë në listën e ngushtë të“International Green Apple Awards 2015”.

Pas një gare të fortë, ANP “Adem Jashari” fitoi triçmime në tri kategori, CSR Gold Supreme Champion 2015(Çmimin e Artë si kampion për përgjegjësinë korporative ndaj shoqërisë), Gold Award Employee Benefit Sector(Çmimi i Artë në kategorinë për Përfitimet e Punëtorëve) dhe Gold Environmental Endeavour Sector (Çmimi i Artë për përkujdesje ndaj Ambientit).
Me rastin e marrjes së këtyre çmimeve, Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk tha: “Jam shumë mirënjohës për këto çmime dhe për vlerësimin e ANP “Adem Jashari” si një ndër kompanitë më të suksesshme në këtë garë”.

Green Apple Awards 2015 ika ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin “Gold Award Environmental Endeavour Sector” duke pas parasysh sistemin më të ri të trajtimit të ujërave, sistem i cili është më i avancuari në rajon për pastrimin e mbetjeve të ujit.

Nëkohënkur ngrohja globale ka rritur shqetësimet e njerëzve në botë, ANP “Adem Jashari” ka bërë progres të shpejtë në kursimin dhe trajtimin e ujit, duke reduktuar deri në 40% sasinë e ujit që hargjohet, në krahasim me aeroportin e vjetër.

Për më tepër, ANP “Adem Jashari” është shpërblyer meçmimet“CSR Gold Supreme Champion 2015”si dhe “Gold Award Employee Benefit”, për themelimin e Institutit për Shërbime të Aeroportit, për të cilin 30 studentë nga Universiteti i Prishtinës ishin përzgjedhur dhe trajnuar, si dhe pas përfundimit të praktikës ju është dhënë mundësia për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të aeroportit.

ANP “Adem Jashari”vazhdon të jetënë garësi aeroport lider në Europë,i nominuar nga “World Travel Awards 2015”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)