19 Prill 2024

Bisedimet Kosovë - Serbi përfundojnë pa marrëveshje

Bruksel, 30 qershor - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se pas 16 orësh të punës në finalizimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vonë gjatë natës së kaluar, nuk është arritur marrëveshje.

Ajo e ka ndërmjetësuar takimin e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

“Siç jemi marrë vesh javën e kaluar, e thirra përsëri takimin e nivelit të lartë të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, me kryeministrat, Aleksander Vuçiq dhe Isa Mustafa, në Bruksel, ditën e hënë më 29 qershor”, thuhet në deklaratën e zonjës Mogherini, të publikuar mbrëmë vonë.

Mëtutje theksohet se “pas 16 orësh të punës ne i finalizuam dy tekste të dy marrëveshjeve – në parimet e krijimit të Asociacionit/Komunitetit me shumicë serbe në komunat e Kosovës, dhe për implementimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit”, theksohet mëtutje në këtë deklaratë, dhe konstatohet se “marrëveshja finale politike muk ka mundur të arrihet”.

Zonja Mogherini thotë se “tash ne do të reflektojmë në hapat e ardhshëm”.

Pas raundit maratonik të bisedimeve, kryeministri Isa Mustafa ka bërë bilancin e një dite të rëndë negociatash.

Ai ka thënë se Kosova nuk pranon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

Mustafa njoftoi se palët janë pajtuar për telekomin dhe Kosova do të ketë kod, por marrëveshja nuk është nënshkruar pasi që bashkësia ndërkombëtare kërkon pako marrëveshjesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)