19 Prill 2024

Publikohen vlerësimet për grante, serra, pemë manore dhe rrush

Prishtinë, 29 qershor - Është mbyllur sot vlerësimi preliminar edhe për një pjesë tjetër të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), si institucion përgjegjës për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ 01/ 2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 (UA 01/2015), si dhe Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 (PBZHR 2015).

Sot vlerësimi preliminar ka përfunduar për Nënmasen 101.1b Sektori për pemë manore, nënmasen 101.2 Sektori për serra dhe depo për ruajtje të perimeve dhe për nënmasen 101.5 Sektori i rrushit.

Ditë më parë AZHB-ja ka përfunduar vlerësimin preliminar të projekteve konkurruese për nënmasen 101.3b Rritja e zogjve (brojlerëve) dhe për Nëmasen 101.6 Sektori vezëve; Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, në nënmasat: 103.1 Përpunimi i qumështit, 103.2 Përpunimi i mishit, 103.3 Përpunimi i pemëve dhe perimeve, si dhe 103.3a Prodhimi i verës.

Vlerësimi preliminar ka përfunduar edhe për Masen e Ujitjes së Tokave Bujqësore, si dhe për nënmasat 101.3a Trashja e viçave, 101.4a Prodhimi i qumështit nga lopët dhe 101.4b Prodhimi i qumështit nga delët që janë në kuadër të Mases 101 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore. Rezultatet e këtyre janë publike.

Për këto nënmasa nga nesër hapet edhe periudha për ankesat potenciale dhe për kontrollin e parë në terren. Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB.

AZHB në ditët në vazhdim do të bëjë publike edhe vlerësimet preliminare të projekteve konkurruese në masat dhe nënmasat e tjera, të parapara në PBZHR 2015. Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuar, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.

Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:

·         Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren.

·         Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

·         Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë nënmasë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.

·         Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk e kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e kompletuar, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

·         Të gjithë aplikantët kanë të drejtën e ankesës, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave.

·         Afati i ankesave, në pajtim me nenet 33 dhe 34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 është 15 ditë, nga data 30 Qershor dhe zgjatë deri ditën e martë, më 14 Korrik 2015, ora 16:00. Ankesat dorëzohen në zyrat e Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë (AZHB) në Prishtinë, rruga Nazmi Gafurri (Rruga për Gërmi, afër Gjimnazit Sami Frashëri).

·         Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB, çdo ditë pune, si dhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)