20 Prill 2024

Edhe Granit Xhaka n’Trip

Prishtinë, 29 qershor - Drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka shkruar në facebook se Graniti një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, që nga sot e ka numrin e telefonit 044 34….numër ky që asocion me numrin e fanelës që bart ai në fushën e lojës.

\"Këtë numër, ia dhurova Granitit për t\'u bërë pjesë e Trip-it, gjatë një takimi të përzemërt që patëm në zyrën time.\"

\"Mbi të gjitha, është një kënaqësi e veçantë ta takosh një futbollist të ri si Graniti, patriot, modest dhe model i rinisë, duke pas parasysh që pushimet e tij mund t\'i kaloj kudo që dëshiron ai, por vjen në Kosovë.

\"Shpresoj që edhe vëllau i tij i vogël, Agoni (edhe ky hyri n’Trip ), të ketë një karrierë edhe më të suksesshme se Graniti dhe Taulanti.\"

\"Mburremi me ty Granit dhe të falënderoj përzemërsisht në emrin e 2,300 punëtorëve të PTK/VALA. Është një ndihmë e madhe për vetë kompaninë dhe Republikën tonë\", ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)