19 Prill 2024

Komuna e Prishtinës me rreth 300 padi në gjykatë

Prishtinë, 30 maj - Me rreth 300 padi në gjykatë pritet të ballafaqohet Komuna e Prishtinës. Kaq është numri i padive që ka marrë Komuna ndër vite, derisa vlera e dëmit llogaritet të jetë mbi shtatë milionë euro.

Komuna deri më tani ka humbur pothuajse të gjitha betejat gjyqësore në shkallën e dytë, ndërsa vetëm për vitin e kaluar dhe këtë vit aktualisht janë proceduar 118 lëndë, por që gjykata ka urdhëruar Komunën që të bëjë kompensimin për 7 lëndë, e që deri më tash janë ekzekutuar vetëm 3 prej tyre, në vlerë prej gati 2 milionë euro.

Zyrtari kryesor, i cili po e përfaqëson Prishtinën në Gjykata është ish-drejtori në kabinetin e Isa Mustafes, Qazim Qunaku, i cili në kohën e udhëheqjes së LDK-së e kishte udhëhequr drejtorinë e Inspektoratit, i cili më pas ishte futur në administratë.

Qunaku së bashku me Hava Krasniqin janë përfaqësues juridik.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)