25 Prill 2024

Kosova e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Malin e Zi

Prishtinë, 29 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Markoviq kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Mustafa e informoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Malin e Zi.

Zëvendëskryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Markoviq kanë biseduar edhe për rëndësinë e avancimit të agjendës integruese euroatlantike të të dyja vendeve dhe shteteve të tjera të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)