24 Prill 2024

Mosha e të martuarve, burrat 30.8 vjeç dhe për gratë 27.3 vjeç

Prishtinë, 29 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Gratë dhe Burrat në Kosovë”.

Të dhënat statistikore në këtë raport janë afatgjata dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përdori  të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme,  të cilat ofronin një informacione statistikore të plota për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Të dhënat statistikore grumbullohen dhe publikohen të ndara sipas gjinisë, për çdo dy vite sipas këtyre kapitujve:

Popullsia, Kujdesi shëndetësorë, Edukimi, Mbrojtja sociale, Jurisprudenca, Punësimi, Të ardhurat dhe pensionet, Shfrytëzimi  i kohës dhe Vendimmarrja.

Disa fakte të rëndësishme të dala nga ky raport janë:

Raporti meshkuj/femra,  për 100 femra  janë 101 meshkuj;

Jetëgjatësia në lindje, 74.1 vjeç  për burra dhe 79.4 vjeç  për gra;

Mosha mesatare e të martuarve, për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;

Të dhënat e fertilitetit, 1.9 fëmijë për një grua;

Koeficienti i maskulinitetit, 112.1 meshkuj, për 100 femra;

Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10 vjeç,  3.85 %, ndërsa në mesin e grave 3.07 %;

Shkalla e papunësisë për gratë është 38.8 %, 26.9 % për meshkujt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)