26 Prill 2024

Konsumatorët e Valës, tani mund të kryejnë pagesa online

Prishtinë, 29 maj - Konsumatorët e Valës që nga sot përmes TEB Bankës do të mund të kryejnë pagesa online, pagesa përmes kartave të kreditit, blerjen e produkteve me kredi të PTK-së përmes StarCard dhe po ashtu planifikohet ofrimi i kredive me norma të favorshme të interesit për punëtorët e PTK-së.

Synimi kryesor i kësaj marrëveshje është qasja më e lehtë në produktet e përbashkëta, moderne dhe të avancuara, të cilat do të thellojnë përparësitë konkuruese në treg që PTK ka sot në tregun e telekomunikacionit dhe atë financiar, njëkohësisht duke konfirmuar lidershipin në tregun e telefonisë mobile në vend.

Me këtë marrëveshje, klientet e të dy subjekteve afariste do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë fjalën e fundit të produkteve dhe shërbimeve të industrisë elektronike dhe bankare.

“Marrëveshja e sotme do t’u mundësojë klientëve tanë që të jenë më afër PTK-së. Njëkohësisht ata do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në marrjen dhe shfrytëzimin e produkteve dhe shërbimeve që ne ofrojmë. Pas përfundimit të projekteve inovative kapitale dhe lansimit të tyre për shërbim komercial sikur ai i 4G/LTE, kjo marëveshje konfirmon përkushtimin e menaxhmentit në vazhdimësinë e modernizimit të PTK-së duke rritur vlerën e shtuar të produkteve tona ndaj të gjithë klientëve potencial dhe atyre të shumtë në ardhje”, tha Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi.

Sipas tij, shumë shpejt do të ketë mundësi që të gjithë klientët të kenë qasje në aplikacionet më të reja që ndërlidhen me pagesat elektronike E-Payment dhe kjo falë bashkëpunimit midis PTK dhe TEB.

Njëherësh, kjo marrëveshje do të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve reciproke të marketingut me qëllim të promovimit të produkteve dhe realizimit të shërbimeve më të mira për konsumatorin.

Ndërsa nga ana e tij, drejtori gjeneral i TEB Bank, z. Ayhan Albeyoglu  ka thënë se ky memorandum do t’i mundësojë bankës që t’u ofrojë shërbime shumë cilësore klientëve të vet.

“Me këtë marrëveshje të gjithë klientët, ata individual dhe bizneset, do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e përbashkët në mes të TEB Bank dhe PTK-së duke i shtuar degët dhe pikat e shitjes në të gjithë Kosovën dhe shumë alternativa të tjera me teknologjinë më të avancuar”, theksoi drejtori gjeneral i TEB Bank, z. Ayhan Albeyoglu. 

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të synimit të PTK-së që si partner i besueshëm të zgjerojë bashkëpunimin me të gjithë partnerët ekzistues dhe potencial të biznesit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)