20 Prill 2024

Bosch: Mos u përzini në drejtësi

Prishtinë, 29 maj -  Ambasadori i Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, ka deklaruar se pushtetet e ndara të Republikës së Kosovës që mos ta kritikojnë njëra-tjetrën e në veçanti gjyqësorin.

“Në një sistem, në të cilin funksionon sundimi i ligjit, tri pushtetet e ndara nuk guxojnë ta kritikojnë njëra-tjetrën. Veçmas gjyqësorin\", ka shkruar Bosch në llogarinë e tij “Twitter”.

Ndërkaq në një postim të mëhershëm po në këtë llogari, ambasadori Bosch ka shtuar se seanca e votimit të amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është shtyrë për shkak të amendamenteve që kanë ardhur në minutën e fundit. “Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë votimin për Dhomat e Posaçme siç pohohet për shkak të pranimit të amendamenteve në minutëne fundit\", ka shkruar ambasadori holandez në “Twitter”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)