29 Mars 2024

Thaçi: Po njolloset lufta e drejtë e UÇK-së

Prishtinë, 29 maj -   Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka reaguar për dënimin e “Grupit Drenica”.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i tij.

Por, sipas Thaçit, aktgjykimi për “Grupin e Drenicës” e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për ta njollosur vetë drejtësinë.

“Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për ‘Grupin e Drenicës’ e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për ta njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush”, ka thënë Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)