29 Mars 2024

Flora Mahmuti merr timonin e PD-së në Kamenicë

Prishtinë, 29 maj - Partia e Drejtësisë ka mbajtur të enjten mbrëma kuvendin e rregullt zgjedhor të degës në Kamenicë, ku kryetare u zgjodh Flora Mahmuti.

Po ashtu u zgjodh edhe kryesia e re dhe delegatët për Kuvendin Qendror të partisë që pritet të mbahet më 7 qershor.

Kryetarja e porsazgjedhur, falenderoi delegatët për besimin e dhënë, ndërsa shtoi se do të angazhohet që PD-ja në Kamenicë të zë vendin e merituar, ngase sipas saj, vlerat që posedon kjo parti përkojnë plotësisht me vlerat e qytetarëve të kësaj komune.

Ajo tha se fokus në mandatin si kryetare do ta ketë rininë, e cila përbën një vlerë të veçantë, duke i dhënë mbështetje dhe hapësirë të duhur në vendimmarrje.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani, falenderoi kamenicasit për mbështetjen që po i japin PD-së, duke i garantuar që do të angazhohen për të mundësuar një jetë të dinjitetshme të secilit prej tyre.

Ai tha se PD-ja që nga themelimi është angazhuar për të vënë në pah vlerat e mriëfillta të qytetarëve kosovarë, si ato kombëtare ashtu edhe ato fetare dhe se me këto vlera synon edhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)