29 Mars 2024

Ndërmarrja e Down Syndrome Kosova nis paketimin e mjaltit

Prishtinë, 29 maj - Shoqata Down Syndrome Kosova dhe partneri Klubi dëshira, në prani të përfaqësuesve të ministrive të Qeverisë së Kosovës, Komisionit Evropian,  Ambasadës së shteteve të bashkuara të Amerikës, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publikë, dhe përfaqësuesve të sektorit privat, ka promovuar programin e ndërmarrjes sociale- për trajnimin dhe punësimin e personave të prekur me sindromin Down dhe produktin unik në Kosovë, produktin amë - mjaltë e paketuar nga persona me dëmtime intelektuale.

Ndërmarrja sociale gjithashtu përfshinë një sërë aktivitetesh, si: përkrahjen e programit X 21, dhe prodhimin e kartolinave punëdore. Ky program menaxhohet nga Down Syndrome Kosova, përmes projektit të Bashkimit Evropian, projekt ky që zgjatë 18 muaj.

Zëvendësministra e ministrit të punës dhe mirëqenies sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, duke uruar shoqatën Down Syndrome Kosova, e vlerësoi atë si një shembull se si duhet trajtuar kategoritë e margjinalizuara.

“Ne si Qeveri e Kosovës, si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mund të themi sot se kemi marr një hap të rëndësishëm, sa i përket ndërmarrjeve sociale dhe qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin e ministrisë sonë për këto ndërmarrje. Ne konsiderojmë se këto ndërmarrje mund ta nxisin interesin për punësimin, aftësimin dhe profilizimin e ndërmarrjeve sociale, të cilat i trajtojnë grupet e margjinalizuara. Dhe mund të them lirisht, se shoqata e juaj Down Syndrome Kosova, është shembulli më i mirë i trajtimit të kësaj kategorie”, është shprehur zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj.

Ndërsa Libor Chlard zëvendëskryesues për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së tha se  ndërmarrja sociale-amë është një nga 9 projektet, të përkrahura nga Bashkimi Evropian, nw programin e punësimit të personave me që janë me ndjeshmëri të caktuar.

“ Është  me rëndësi të ceket se përveç investimit, ndërmarrja sociale-amë kjo ofron trajnime për punësim për 40 persona dhe duke marr parasysh situatën në Kosovë, kjo është e jashtëzakonshme, aq më tepër për personat me aftësi të kufizuar. Kjo u jep atyre mundësinë që ata të bëhen anëtarë të shoqërisë e poashtu të japin kontribut në këtë shoqëri. Besoj se fondet e BE-së janë duke u shpenzuar në mënyrë të duhur këtu, dhe ky projekt do të shërbej si një shembull suksesi që do të mund të merret si bazë në të ardhmen.

Driton Bajraktari menaxher i projektit dhe  njëherësh kryesues i departamentit për zhvillim dhe ngritje të fondeve në shoqatën Down Syndrome Kosova, u shpreh se punësimi është elementi kyç për përfshirjen sociale dhe pavarësinë ekonomike të gjithë qytetarëve në moshë pune.

“Qëllimi i ndërmarrjes sociale, ka të bëjë me zhvillimin e programeve të trajnimit dhe punësimit të qëndrueshëm  për personat me sindromën Down dhe PDI. Gjithashtu, synim tjetër i ndërmarrjes sociale, mbetet, që DSK  të luaj rolin e agjentit të punësimit për anëtarët e saj brenda rrjetit të ndërmarrjes sociale, kompanive private  dhe programeve të punësimit të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha z. Bajraktari.

Ndërkaq, drejtoresha e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri Hajdini, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në promovimin e ndërmarrjes sociale.

“Neve si shoqatë që nga themelimi kemi punuar shumë në krijimin e programit për trajnim dhe riaftësim të personave të prekur me Down syndrome dhe të personave me dëmtime intelektuale. Që qëndrueshmëria të jetë sa më e madhe e këtyre programeve, ne kërkojmë përkrahje më të madhe institucionale”, shtoi znj. Hajdini-Beqiri.

Ndërmarrja Sociale - amë është program i DSK-ës, i cili  mbështetët përmes projektit 18 muajsh të financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane, Korporata Energjetike e Kosovës ofruan përkrahjen e tyre në themelimin e programit, gjithashtu kompania “Jetoj” kontribuojë me orendi për punëtorinë.

 

                         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)