20 Prill 2024

Arrestohen 7 persona për fajde, detyrim, kanosje dhe krim

Prishtinë, 28 maj - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, ka realizuar një operacion policor lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar,  që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve.

Sot me dt. 28.05.2015 në rajonet Prizren dhe Pejë ( në njëmbëdhjetë lokacione), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “KRISTAL”, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona  të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm. 

 

Të dyshuarit e arrestuar janë:

1. K. K. - dt. L. 1986 

2. T. K. - dt. L. 1996 

3. Gj. K. - dt. L. 1962 

4. Gj. K. - dt. L. 1996

5. B. B. - dt. L. 1975

6. B. O. - dt. L. 1988

7. M. K. - dt. L. 1960 

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

1. Para të gatshme  303.235,oo (treqind e tremijë e dyqind e tridhjetë e pesë)  euro; 1.100,oo (njëmijë e njëqind) franga zvicerane;

2. 700 (shtatëqind) gram ari

3. 6 (gjashte) armë kalibrash te ndryshëm;

4. 224 Fishek kalibër te ndryshëm;

5. 7 (shtatë) vetura;

6. 2 (dy) jelekë antiplumb; 2 (dy) shufra policore; 1 (një) radiolidhje; 1 (një) sprej; 1 (një) boks hekuri;

7. 13 (trembëdhjetë) telefona celular;

8. 5(pesë) laptop; 1 (një)shtëpizë kompjuteri

9. Dokumente tjera që vlejnë si prova për procedure. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)