18 Prill 2024

Kompani ajrore të reja me destinacione te reja në ANP

Prishtinë, 28 maj - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë përgaditjet dhe është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonën e lartë verore 2015.

Planifikimit të fluturimeve së fundmi iu shtuan edhe dy kompani ajrore të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.

Express Airways - Kompani Sllovene me bazë në Maribor, do ti shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

Kompania ajrore që me herët nuk ishte prezente në ANP “Adem Jashari”, do të filloj fluturimet që nga 29 Qershori në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i operuar ato me aeroplan te tipit B 737-300 me kapacitet prej 133 ulësesh.
Poashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhen Janar - Prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 Qershori i këtij viti.Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart, Munich dhe Memmingen.

Me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon ne vazhdimesi në rritjen e produkteve dhe opcioneve për udhetime në/nga ANP “Adem Jashari”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)