18 Prill 2024

Qeveria Gjermane mbështetë arsimin profesional me 3 milion euro

Prishtinë, 28 maj - Qeveria e Gjermanisë ka ndarë edhe 3 milion euro për të mbështetur arsimin profesional në Kosovë.

Këtë lajm ja ka kumtuar dje ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri gjerman për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, z. Gerd Muller, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kjo shumë e mjeteve e ndarë për të mbështetur arsimin profesional në Kosovë, është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën shteti gjerman do të mbështesë vendin tonë me 29.5 milion euro në disa fusha.

Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën që ka dhënë në vzhdimësi për sektorin e arsimit, sidomos në arsimin profesional. Ai theksoi se orjentimi ynë në këtë segment të arsimit është modeli gjerman (sistemi dual i arsimit), i cili siguron njerëz kompetent që mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

\"Në kuadër të reformave që po bëjmë në arsim, arsimi profesional është prioritet, sepse përmes këtij segmenti të arsimit sigurojmë punësim të shpejtë dhe krijojmë njerëz të aftë në profesione dhe zanate të caktuara, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit\", ka thënë ministri Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)