27 Prill 2024

FSK dhe Ushtria amerikane zhvilluan stërvitjen e përbashkët

Gjakovë, 27 maj - Brigada për Reagim të Shpejtë dhe njësi tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim dhe asistencë të Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Komandës amerikane për Evropë zhvilluan me sukses stërvitjen e përbashkët ,,Ndihma e Kosovës’’, në Aeroportin fushor të Gjakovës. 

Aktivitetet e operacionit i pa nga afër edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili me këtë rast i përgëzoi udhëheqësit e operacioneve dhe pjesëtarët që në mënyrë profesionale realizuan të gjitha pjesët e skenarit të ushtrimit.

Gjithashtu, gjeneral Rama tha se FSK-ja për here të parë është stërvitur për tërheqjen e ndihmave humanitare, për here të parë është stërvitur për manovrim të ndihmave të lëshuara nga ajri nëpërmjet aeroplanëve dhe helikopterëve,  përvojë kjo e cila do ti nevojitet, në raste emergjente kur kërkohet angazhim humanitarë.

Në fund Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama deklaroj se kjo stërvitje ka rëndësi sepse, FSK-ja me këtë ushtrim  është stërvitur për ndërveprim me Ushtrinë amerikane por edhe për ndërveprime me partnerë dhe institucione tjera në raste emergjencash dhe atëherë kur paraqitet nevoja.

Majori Jason Waine, oficer për Operacione të Brigadës së 40 e Parashutistëve, divizioni i 25 i Këmbësorisë, nga Alaska e ShBA-ve, njëherit nga Ushtria amerikane për Evrope e vlerësoj lartë bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë Amerikane për Evropë. Ai tha se Forcat Ajrore amerikane kanë ardhur sot këtu nga Gjermania dhe kanë lëshuar pakot, si pjesë e ushtrimit, dhe ky demonstrim me aeroplanët të tipit C130J ka treguar se ndërveprimi ndërmjet dy partnerëve ishte i shkëlqyer dhe ka treguar që Forca e sigurisë së Kosovës është mjaft profesionale.

Qëllimi i ushtrimit ,,Ndihma e Kosovës’’ ka qenë që FSK-ja të trajnohet në mënyrë që të asistojë autoritetet civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.

Në këtë ushtrim për herë të parë u përdorën për qëllime ushtrime aeroplanë të Forcave Ajrore Amerikane të tipit C130J, të cilët nga Ramshtajni i Gjermanisë fluturuan për në Aeroportin e Gjakovës.

Ushtrimi u  realizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila udhëhoqi me ushtrimin dhe u zhvillua me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarake  nga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë(UECOM).

Roli i Ushtrisë amerikane për Evropë në këtë ushtrim ishte; asistencë në planifikim, burime trajnuese dhe ekspertizë teknike.

Të pranishëm gjatë zhvillimit të ushtrimit; ,, Ndihma e Kosovës’’, ishin të pranishëm, zëvendës ministri Fadil Gashi, Ud/komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, komandanti i Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Mehmet Lladrovci si dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)