25 Prill 2024

OVL të UÇK-së kundërshtojnë dënimin e grupit të Drenicës

Prishtinë, 27 maj -  Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë raguar lidhur me dënimin e grupit të Drenicës nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

\"Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.\"

\"Edhe sot,  vendimet politike në emër të drejtësisë, të marrura ndaj bashkëluftëtarëve tonë në rastet Drenica 1 dhe Drenica 2, dëshmojnë se janë të orkestruara nga beogradi, janë veprime antishqiptare dhe përpjekje e vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, me tendenca për të barazuar luftën tonë të shenjtë me luftën kriminale dhe gjenocidale të Serbisë që e ka bërë në Kosovë\", theksohet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kundërshtojnë fuqishëm këto vendime, ashtu siç e kundërshtojnë krijimin e gjykatës speciale, sepse ndërkombëtarët që kanë ardhur për drejtësi, kanë bërë padrejtësi ndaj pjesëtarëve të Luftës së UÇK-së, gjë që edhe vet i kanë pranuar dështimet e tyre si UNMIK dhe EULEX.

\"Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat kanë obligim ta marrin kërkesën e mëhershme që ua kemi drejtuar për heqjen e kompetencave ekzekutive të EULEX-it.\"

\"Gjithashtu, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë gjykatën speciale sepse vetëm kështu ndërpriten padrejtësitë ndaj luftës çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj\", theksohet në fund të reagimit. 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)