29 Mars 2024

Digjitalizohen shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Urgjente

Prishtinë, 27 maj - Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia ishte i pranishëm në promovimin e sistemit të ri të ndërlidhjes dhe komunikimit – “PARTUS”, në Qendrën e Mjekësisë Urgjente (QMU).

Ky sistem është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, Qeverisë suedeze, IOM, Klinikës Emergjente dhe Ministrisë së Shëndetësisë.


“Falënderojë Qeverinë e Suedisë, IOM – in, Klinikën Emergjente dhe Ministrinë e Shëndetësisë për ndihmën e ofruar për realizimin e këtij projekti, i cili është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore të Komunës së Prishtinës. Ky projekt është një sistem modern i shërbimeve të urgjencës paraspitalore në kryeqytet dhe mundëson evidentimin më të shpejtë të rasteve emergjente që kërkojnë ndihmën mjekësore”, tha me këtë rast drejtori Arben Vitia.

Përmes këtij sistemi, me automatizëm nga Qendra e Mjekësisë Urgjente njoftohet Klinika Emergjente si dhe kategorizohen rastet, ndërsa kjo ndikon edhe në mobilizimin e mëhershëm të mjekëve për rastet më të ndjeshme.


Aktualisht, QMU ka në dispozicion 13 autoambulanca, 5 prej të cilave janë të pajisura me GPS. Në të ardhmen pritet që të gjitha autoambulancat të kenë sistemin e GPS – it, me qëllim të lehtësimit të punës së ekipeve të urgjencës paraspitalore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)