28 Mars 2024

FSK mban ushtrime të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Prishtinë, 27 maj - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria amerikane për Evropë sot në Aeroportin e Gjakovës mbajnë ushtrim të përbashkët të titulluar "Ndihma e Kosovës" - Kosovo Aid.    

Pjesë e skenarit janë Aeroplanët amerikan të tipit C130J, helikopterë  UH-60 ‘’ Black Hawks’’,  të cilët do të zbarkojnë në aeroportin e Gjakovës si dhe skenarë të tjerë të ushtrimit sipas skenarit të planifikuar më parë.

Qëllimi i ushtrimit është që FSK-ja të trajnohet që të asistojë autoritetet civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.

Ushtrimi realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila udhëheq me ushtrimin dhe realizohet me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarake  nga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë(UECOM).

Roli i Ushtrisë amerikane për Evropë është asistencë në planifikim, burime trajnuese dhe ekspertizë teknike.

Për të parë nga afër ekzekutimin e ushtrimit: ‘’Ndihma e Kosovës’’, në vend ushtrim do të jenë të pranishëm, zëvendës ministri Fadil Gashi,  Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ud/komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)