29 Mars 2024

Duhet mbështetje për biznesin privat që të hapen vende pune

Prishtinë, 26 maj - Organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të  Kosovës “G7”, Shoqata Afariste e Gruas “SHE-RA”, Gratë për gratë Internacional Kosovë dhe financuar nga Banka TEB, të martën në Prishtinë, është mbajtur konferenca me temën: “Përkrahja Institucionale ndaj Grave Ndërmarrëse”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, fillimisht falënderoi Bankën TEB dhe shoqatat e grave për organizimin e këtij takimi i cili ka bërë së bashku gratë dhe vajzat e suksesshme dhe ndërmarrëse të Kosovës.

Me këtë rast ajo uroj të gjitha gratë e vajza te Kosovës, që përkundër rrethanave shpeshherë të vështira e sfiduese, në shoqëri me probleme të shumta të pas konfliktit e të tranzicionit ekonomik, shoqëror e politik kanë arritur të themelojnë e të mbajnë biznese të suksesshme.

Fuqizimi ekonomik i gruas arrihet atëherë kur gruaja e ka edhe mundësinë dhe aftësinë për të arritur sukses dhe për t’u avancuar ekonomikisht.

Megjithatë, progresi në fuqizimin ekonomik të gruas nuk ka ecur me ritmin e dëshiruar as në rajonin e Ballkanit, as në vendin tonë shtoi ministrja. Gratë vazhdojnë të përballen me barriera të ndryshme, në disa rajone madje ende përballen me arsimim të kufizuar e në disa të tjera u mungon përkrahja e mjaftueshme institucionale dhe mbrojtja e duhur ligjore që pamundësojnë avancimin e tyre ekonomik.

Minstrja Bajrami theksoi se pjesëmarrja e gruas në ekonomi dhe punësim është shumë më e ulët se e meshkujve. Në Kosovë, për shembull, vetëm 11% e të gjitha kompanive të regjistruara janë në pronësi të grave dhe vetëm 8% e të gjithë pronës/tokës është në pronësi të gruas. Kjo e vështirëson qasjen e gruas në financa.

Qeveria, me përkrahjen e donatorëve ka inicuar një numër të projekteve, me qëllim që të  gjenerojë vende të lira pune dhe të mbështetë biznesin privat. Disa nga këto projekte janë: Grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, skema “voucher”- me asistencë teknike për biznesin privat, skema për Garantimin e Kredive, promovimi i produkteve dhe shërbimeve në panairet vendore dhe ndërkombëtare, ngritja e infrastrukturës së parqeve industriale, zonave ekonomike në të cilat parashihet kriteri për favorizimin e grave në biznes. Përmes këtyre projekteve ne jemi munduar që t’i adresojmë disa nga barrierat që kanë gratë në të bërit biznes, tha ministrja e MTI-së.

Ministrja shprehu gatishmërinë për vazhdimin e dizajnimit të programeve të tjera që ndihmojnë rritjen e bizneseve të grave. Ajo po ashtu premtoi se MTI-ja do të ketë rol  avokues për bizneset e sidomos ato të udhëhequra nga gratë ndërmarrëse.

Në fund ministrja tha sepër projekte të tilla si ky i TEB bankës në bashkëpunim me BERZH që synon të ndihmoj zhvillimin e ndërmarrësisë tek gratë dhe projekte tjera të këtij lloji janë projekte për të cilat ka nevojë vendi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)