29 Mars 2024

DiCarlo: SHBA do të vazhdojnë të përkrahin diplomacinë kosovare

Prishtinë, 25 maj -  Nën organizmin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, sot, në Pejë, ka filluar edicioni i dytë i Shkollës Pranverore për Diplomatë të Rinj që në fokus ka temën “Bashkëpunimi rajonal dhe sfidat e sigurisë”.

Në emër të zëvendëskryeministrit të parë dhe njëherësh ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sekretari i përgjithshëm në MPJ, Kreshnik Gashi, u uroi mirëseardhje diplomatëve të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Hungaria dhe Maqedonia.

Sekretari Gashi e vlerësoi lartë rëndësinë e kësaj shkollë pranverore dhe theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të paqes, tolerancës, edhe pse ka para vetës shumë sfida. Gashi nënvizoi raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe shumicës së vendeve fqinje dhe shtoi se vendi po punon për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut në Bruksel të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Nga ana tjetër, drejtori i Akademisë Diplomatike, Skender Durmishi është shprehur se  “ky seminar është kontribut për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si mundësi për të ndërtuar ura të kolegialitetit dhe të miqësisë ndërmjet diplomatëve të rinj pjesëmarrës në këtë seminar”.

Për rëndësinë e kësaj shkolle pranverore ka folur edhe Shkëlqesia e Saj ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rosemary DiCarlo.  Ambasadorja DiCarlo tha se SHBA do të vazhdojnë të përkrahin diplomacinë kosovare por edhe integrimin euroatlantik të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Përkrahje këtij trajnimi i ka dhënë edhe Shkëlqesia e Tij ambasadori Wolfgang Petritsch. Ambasadori Petritsch theksoi ka thënë se organizimi i aktiviteteve të tilla do të ndikojë në bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërfqinjësor.

Ndërsa Wulf Lapins, nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, njëherësh edhe mbështetës i organizimit të kësaj shkolle, theksoi se aktivitetet e tilla luajnë rol shumë të rëndësishëm për diplomatët e rinj të cilët përfitojnë nga përvojat e diplomatëve të njohur botërorë por edhe në forcimin e ndërveprimit rajonal.
 
Shkolla Pranverore do t’i vazhdojë punimet deri më 29 maj dhe në të do të ligjërojnë edhe zyrtarë të lartë edhe nga Qendra George C. Marshall, nga Berlini dhe rajoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)