24 Prill 2024

Dogana parandalon kondrabandimin e produkteve mjekësore

Prishtinë, 25 maj - Dogana e Kosovës, ka njoftuar ka kapur sasi të konsiderueshme të produkteve mjekësore me bazë bimore në pikën doganore në Vërmicë. 

\"Oficerët e saj kanë ndalur për kontrolle një  veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas Kosovar. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet tek një automjet, ku pas ndalesës për kontroll, i pyetur nga oficeri doganor nëse ka diçka për të deklaruar drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht:, thuhet në njoftimine  Doganës së Kosovës..

Automjeti i njëjte është dërguar për kontroll të vijës se dytë ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të fshehura në  pjesë të ndryshme, si në bagazh, të rrota rezervë dhe në hapësira tjera. Mallrat e padeklaruara ishin produkte te ndryshme çaji, vajrash, kremrash, etj të gjitha me bazë bimore.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar sepse personi ka kryer kundërvajtje sipas nenit 250 pika 3 të Kodit të Doganës dhe Akcizës kurse rasti është dërguar në kundërvajtje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)