29 Mars 2024

Fillojnë dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës

Prishtinë, 25 maj - Ministria e Diasporës, në kuadër të implementimit të Planit të Veprimit 2015, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e bashkatdhetarëve, në frymën e përmirësimit të infrastrukturës ligjore ka filluar dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës.

Konsultimet e para publike u mbajtën në Gjermani, përkatësisht në qytetet e Shtutgardit dhe Minhenit, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, mediave dhe individë nga diaspora për të diskutuar mekanizma konkret dhe ide të cilat do të shtoheshin në Ligjin e ri.

Në dëgjimet publike në Shtutgard, mori pjesë edhe Konzulli i Republikës së Kosovës, z. Faket Kajtazi ndërsa në Minhen, Konzulli i Përgjithshëm, z. Naser Idrizi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Diasporës të përbërë nga Kushtrim Sheremeti, Mentor Borovci dhe Behar Isma.

Pjesëmarrësit në këtë forum e mirëpritën iniciativën e MeD për ndryshim/plotësimin e Ligjit aktual për diasporën dhe mërgatën, ndërsa dëgjimet publike do të vazhdojnë edhe në vendet tjera e sidomos gjatë muajve të verës kur bashkatdhetarët tanë gjenden për pushime në atdhe.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)