28 Mars 2024

Loja 4 Ninja lansohet në Android dhe në iOS

Prishtinë, 25 maj - Loja 4 NINJA, që nga sot, është në dispozicion pa pagesë për të gjithë adhuruesit e lojërave - si në Android ashtu dhe në iOS.

Kjo lojë - ku katër karaktere të ninxhave, të veshur me kostume ngjyrash të ndryshme, duhet të futen brenda tubave lëvizës me ngjyrë përkatëse –  është e llojit arkadë, që do të thotë se, lojtarët mund të garojnë për pikët maksimale deri në pakufi dhe të tregojnë se cili është më i zoti në përgatitjen e NINJA-ve.

Shkarkoje tani direkt nga linku më poshtë:

• iPhone: https://itunes.apple.com/app/id995624461
• Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.trigonom.fourninja


Dhe, derisa ninxhat të marrin përgatitjen e duhur dhe të bëhen gati për aksion – kompania “Trigonom”, që deri më tash ka hedhur në treg dhe një mori produktesh tjera të suksesshme të kësaj fushe, siç janë: loja “Haluci”, pastaj, aplikacioni “Alfabeti” dhe “Numrat” në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera botërore - premton vazhdimin e misionit të NINJA-ve.

Deri atëherë, juve ju mbetet t’i stërvisni ata, që të jenë gati për aventurat e reja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)