28 Mars 2024

LDK me katër kandidatë për liderë shkon në kuvend zgjedhor

Shkruar nga Flora Morina

Ndoshta rruga me e mire është reformimi këtij subjekti politik,edhe pse njerëzit në ketë subjekt janë inert e të lodhtë, por prapë u punojnë ndër skamcat në mes tyre, ka shumë njerëz me apetite të mëdha në këtë subjekt, edhe pse disa nuk kanë kaçik, thuhet pritet te jenë disa kandidatura.

Mirë është me pas kandidat për “karrige”, por për qytetar që punojnë qysh me i bë, edhe në këtë parti është njëjtë si në tjerat në këtë temë. Deri me tash shumica e liderëve të vendit zgjedhën me aklamacion si në Kinë, kanë dëshirë me pa dorën e ngritur lartë me pa kush është kundërshtar i kujt politik.

Kjo ndodh ne vendet që i ka kap fukarallëku, dhe ku shpëtimin e shohin ne politik me kontrollua parën publike. E çka te munden tjetër.

Pse s’ka tjetër zhvillim nuk ka arsye?Po ka njerëz që po e pengojnë këtë zhvillim duke dal me qëndrime të shumta pa nevojë për të treguar realitetin që ata e donë karrigen për veti dhe privilegjet, e populli është mësuar me hjek si zakonisht.

Patriotizmi dhe kontrolli publik i parasë, janë dy karakteristika të zhvillimit të politikës në Kosovë. Ata të cilët kanë bërë luftën thirren në luftë tanë kohen edhe pse më s’ka ose ne ndonjë konflikt që ngjanë e anën tjetër, e i këqyrin parat dhe pasurimin.

Në LDK kaherë bëhet përpjekje të zëvendësohet Isa me ndonjë lider tjetër, shumë e thonë se ai është plakur fortë, e disa ia përmendin shpesh se ai i ka humbur tre palë zgjedhje, një e vërtetë është se ai, pra Isa fare nuk merret me këto thënie.

Ai vazhdon të punojë edhe si kryeministër edhe si lider politik, punë e madhe çka thonë tjerët.

Më së miri ish kanë me u bë Melihatja liderë, edhe ashtu ajo ka ndejë ne LDK shumë e u rritë me LDK, Lutfia u mësua me bë politik dikund ku te mundet nëpër kafe me kallëzua se ai e njeh politiken mirë dhe LDK, Vjosa në anën tjetër përveç merakut për të dal ne Tv, s’ka kurrgjë prej kësaj pune, e ka shpallë vetën kandidatë pa e shpallë askush në degët e LDK-së, ose pa asnjë përkrahje nga LDK.

Kush me fitua në LDK? Njëherë as nuk ka kandidatë të denjur për këtë post brenda këtij subjekti? Ka shumë apetite tulifare e vullnete për të treguar gatishmëri dhe interesin me u thirr si lider por lider me këta emra që përmenden ne LDK s’ka.

Shumë njeriu nëpër degë të LDK ka ëndërruar të behet lider dege e nëndege, por pak u benën befasia ishte Halim Mucolli kryetar dege, por mirë u bë, se ka mundur prapë Agim Deshishku të fitojë dhe ish mbet njëjtë puna siç do të mbetet ne degën e LDK me Mustafen u merrej me biznes e ka dështuar po thonë u bë këshilltar në Ministrit të Transportit, veç edhe do kamariera të këtij subjekti ende nuk u bënë kryetar dege por deri ne disa borde mbërritën.

Ky subjekt njëjtë si tjerët vazhdon të zhvillohet pa dallim, dhe po shkon si tjerat parti.

Këtë parti e ka katandisur njëfarë politike duke vepruar njeri kundër tjetrit ne emër të liderit të dikurshëm Ibrahim Rugova.

E disa njerëz kurrë s’janë ndal tu u thirr në të sikur përkthyesi i dikurshem Skënder Hyseni.

Hajrin ia ka pa si në PDK ai që ka shkua ambasador ne Britani e qe ishte përkthyes i Hashimit - Lirim Grajcevci, ai njëherë ishte përkthyes i Bajram Kosumit në QPK ose Bekim Çollaku përkthyes i Hashimit të cilin nuk e mësuan asnjëherë Hashimin me fol anglisht sikurse Skënder Hyseni Ibrahimin Rugovën.

Në LDK edhe badiguardat e Rugoves ia panë hajrin. Adnan Merovci i njohur si bodiguard e protokollues u bë edhe kryeshefë në KQZ e tash në KPM. Sa mirë edhe shoferët nuk janë keq në disa parti.

Kështu sillu, sillu botë e vjetër krejt e kanë marr vesh se ma mirë se me u marr me politik qashtu ia kanë ngjitë emrin tash a din gjë as din punë madhe a janë shoferë a badigurada a çka me rëndësi me u bë diçka me hy diku me nxjerr ndonjë rrogë, udhëtim me shti ne punë ndonjë kunat a djalë daje.

Presim që në LDK të zgjedhet një lider prej këtyre që përmenden cili të fiton asgjë nuk bëhet me LDK mbetët njëjtë pa ndryshime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)