24 Prill 2024

Drejtësia kosovare amnistoi pushtetarët e korruptuar

Prishtinë, 24 maj -“Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime të rënda ekonomike dhe për vrasjet me motive politike, sepse drejtësia e Kosovës për 16 vjet me radhë ka dështuar që prapa grilave t\'i dërgojë njerëzit e korruptuar, e sidomos \'peshqit e mëdhenj\' të politikës, të cilët janë fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë”, thotë analisti Faik Krasniqi

Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet shpejt, sipas ekspertëve do të ishte e pakuptimtë, nëse ajo do të fokusohej vetëm në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Në fakt gjithë ai investim dhe ajo bujë e madhe nuk do të kishte kuptim, nëse nuk inkorporohen të drejtat dhe kompetenca për të trajtuar të gjithë rastet e rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur nga 1999 e deri në fund të vitit 2014.

Për ta shpëtuar shtetin e kapur nga fenomene,t që po e ngufasin jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e mirëqenien e tyre, kjo Gjykatë duhet t’i hetojë edhe këto gjëra që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)