18 Prill 2024

Pasuria e shtetit është Drejtësia

Shkruar nga Mr.sc. Arian Ramadani

E filloj ketë shkrim për të jua kushtuar disa fjalë juve, juve të cilët tash e trembëdhjetë vite po kërkoni drejtësi.

Në dorën time kam lapsin me te cilin shkruaj fjalët që u dedikohen juve, qe po ashtu edhe ju me një laps shkruani dhe kërkoni që edhe për ju të ketë drejtësi, po me ketë laps që nga fëmijëria punuat me të për të arritur në dite ku jemi tani dhe të jetojmë të Lirë, mirëpo puna dhe kontributi i juaj për këtë vend ju kthy bumerang nga shteti për të cilin dhatë gjithçka nga vetja.

E pabesueshme por e vërtetë, e vërtetë e hidhur qe të lëndon aq shumë kur para vetës sheh njerëz të cilët luftojnë për të drejtat elementare të tyre, luftojnë për drejtësi në një vend qe proklamohet si vend demokratik.

Është e pakuptim dhe shumë e vështirë për ta kuptuar se si ka mundësi që në shek. XXI të dënohen personat për veprën e pakryer, të dënohen personat pa as edhe një fakt të vetëm ku do të bazohet një dënim i tillë, ndërsa ju organet e vendit tonë qëndroni aty ku jeni duke mos tregu aspak interes duke mos ju brengos ndërgjegjja për personat qe kanë nevojë për drejtësi e ju nuk gjeni dot kohë për t’u përkushtuar rasteve te tilla sepse s’keni kohe për shkak se jeni orientuar për te marr vendime te pabaza e te pakuptimta.

A mundeni ju lider te nderuar të me thoni a praktikohen kësi lloj padrejtësirash ne Evropë pasi veç e keni si katalog për model?

Padyshim qe jo sepse unë mendoj qe aspak nuk i përmbushni kriteret për te shkuar drejt Evropës me këto padrejtësira edhe këto veprime të cilat behën ndaj personave të caktuar, edhe pse synoni Evropën nuk e përmbushni kërkesën për shkak se në Evropë respektohet çdo e drejt e individit, para se gjithash kane përparësi të parë të drejtat njerëzore, e jo interesat personale të individëve te caktuar.

Padrejtësia që po u bëhet vëllezërve Ramadani dhe Kiqina nga organet e shtetit të Kosovës është kulmi i padrejtësive që mund të i bëhet njeriut të gjallë në tokë, andaj edhe njëherë kërkoj nga organet e drejtësisë që të merren me këtë rast dhe te del e vërteta ne shesh dhe te lirohen personat e pafajshëm nga burgu.

Drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiqina

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)