18 Prill 2024

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Iraku është një çështje kohe

Amman, 23 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, zotëri Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga tha se që prej shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore si dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.

Ajo tha se konsolidimi ndërkombëtar i vendit dhe pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë dhe theksoi nevojën e rreshtimit  së Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe zëvendëspresidenti Allawi theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë që do të ndihmonte edhe në njohjen më të përafërt të realitetit.

Zëvendëspresidenti i Republikës së Irakut, zotëri Ayad Allawi, theksoi se vendi i tij po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe.

Zëvendëspresidenti i Irakut u pajtua me Presidenten Jahjaga për rëndësinë e shkëmbimit të vizitave e kontakteve të niveleve të ndryshme të të dyja vendeve si dhe shkëmbimit të përvojave në shtetndërtim.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Jordani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Gjatë ditës së sotme në kuadër të punimeve të Forumit Presidentja Jahjaha ka takuar edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, zotëri Gordon Brown dhe profesorin Klaus Schwab, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, me të cilët ka biseduar për çështjen e bashkëpunimit dy dhe shumë palësh me Kosovën në fushën e ekonomisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)