30 Mars 2024

Sot në Prishtinë bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit

Prishtinë, 23 maj - Sot duke filluar nga ora 13:00, në një ceremoni solemne në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit. 

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, znj. Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.

Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.
 
Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)